E ardhmja, jo vetëm e euros, por e gjithë Bashkimit Evropian varet nga vullneti i qeverive evropiane dhe institucioneve që të negociojnë një “Neë Deal” të ri për Greqinë dhe ekonomitë e tjera problematike. Këtë e thotë në një editorial të saj revista amerikane ”Forbes”, ku i mëshon sidomos dezinformimit të medias ndërkombëtare mbi propozimet
E ardhmja, jo vetëm e euros, por e gjithë Bashkimit Evropian varet nga vullneti i qeverive evropiane dhe institucioneve që të negociojnë një “Neë Deal” të ri për Greqinë dhe ekonomitë e tjera problematike. Këtë e thotë në një editorial të saj revista amerikane ”Forbes”, ku i mëshon sidomos dezinformimit të medias ndërkombëtare mbi propozimet e SYRIZA-s.
“Të premten e kaluar, ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, gjoja refuzoi të bashkëpunojë me trojkën. Ajo ndërkaq që refuzoi në të vërtetë ishte bashkëpunimi me inspektorët e FMN-së, të BQE-së dhe të Komisionit Evropian, që u emëruan për të imponuar një program shtrëngese që shkatërron ekonominë greke”, thotë ”Forbes”.
“Gjithashtu të premten refuzimi i qeverisë greke për të pranuar kredi shpëtimi të mëtejshme u interpretua gjerësisht si një prirje për ndërprerjen e pagesës së huave. Ky është një silogjizëm arbitrar, pasi Greqia nuk dëshiron plane të reja shpëtimi që janë antiproduktive në një ekonomi të falimentuar. Dëshiron pra, rinegociimin e borxhit dhe jo suprimimin e tij”, shton revista.
Shkrimi i referohet edhe deklaratës së kryeministrit grek Cipras për agjencinë ”Bloomberg”, sipas të cilit, “Greqia angazhohet të paguajë kreditë ndaj BQE-së dhe FMN-së dhe të nënshkruajë marrëveshje me gjithë shtetet e eurozonës që dhanë pjesën më të madhe të huasë ndaj Greqisë”.
Sipas ”Forbes”, tezat e SYRIZA-s mund të përmblidhen si më poshtë:
– Greqia nuk ka ndërmend që të largohet nga euro apo BE.
– Greqia nuk ka ndërmend të ndërpresë shërbimin e borxhit kundrejt kreditorëve institucionalë të privilegjuar.
– Greqia angazhohet për vazhdimin e politikave që promovojnë stabilitetin ekonomik dhe rimëkëmbjen e Evropës.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *