Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha” prezantohet para studentëve të komunikimit

Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha” u prezantua sot para studentëve të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër). Përfaqësues të këtij fondacioni ishin Vjollca Dako, drejtore ekzekutive e fondacionit si dhe Mentor Kikia, kryeredaktor i lajmeve në Top Channel. Gjatë takimit me studentët ata prezantuan në detaje  hapjen e konkursit mediatik për të rinjtë

Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha” u prezantua sot para studentëve të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër). Përfaqësues të këtij fondacioni ishin Vjollca Dako, drejtore ekzekutive e fondacionit si dhe Mentor Kikia, kryeredaktor i lajmeve në Top Channel.

Gjatë takimit me studentët ata prezantuan në detaje  hapjen e konkursit mediatik për të rinjtë e talentuar që aspirojnë një karrierë profesionale në fushën e medias. Konkursi ka për qëllim nxitjen e gazetarisë cilësore përmes promovimit të punës së gazetarëve të rinj, si dhe të formave të reja të raportimit në media.

Gjatë fjalës së tij kryeredaktori i lajmeve Z. Kikia pasi shprehu kënaqësinë e të qenit mes studentësh që synojnë të jenë pjesë e tregut mediatik në të ardhmen, bëri thirrje për pjesëmarrje me punime në konkurs pasi sipas tij kjo eksperiencë nuk është vetëm një mundësi për të fituar por edhe një hap në kultivimin e guximit në karakterin e një gazetari të ardhshëm.

Ai u shpreh se Fondacioni që mban emrin e themeluesit të kompanisë mediatike Top Media, Dritan Hoxha ka si mision kryesor mbështetjen e të rinjëve dhe profesionistëve jo vetëm në fushën e medias por edhe në kulturë, artë, dhe teknologjinë e informacionit.

Ndëra Znj. Vjollca Dako shtjelloi më në detaje natyrën e punimeve të cilat kanë vlersim më të lartë dhe i udhëzoi studentët në drejtime të ndryshme përsa i përket suksesit në këtë konkurs mediatik.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar