FMN thirrje qeverisë së re për shlyerjen e borxheve

0

Fondi Monetar Ndërkombëar ka bërë të ditur dje se Shqipëria ka një zhbalancim serioz të treguesve makro-ekonomik dhe se problemet vijnë kryesisht nga sektori fiskal, i cili ka siguruar më pak të ardhura.

Përfaqësuesi I FMN, Nadeem Ilahi, tha në një konferencë shtypi së bashku me drejtues të financave shqiptare se rritja ekonomike këtë vit mund të jetë rreth 1.7 për qind, ndërkohë që kreditim është i ngadalshëm.

Përfaqësuesi i FMN-se, Ilahi vuri ne dukje se mjedisi ekonomik është mjaft i dobët dhe se duhet një plan për të rigjetur qëndrueshmërinë ekonomike.

Zoti Ilahi u shpreh gjithashtu se ekzistojnë shumë detyrime të pashlyera. “Gjendja e detyrimeve të prapambetura është përkeqësuar dhe këtë FMN e ka thënë një vit më parë”- theksoi zoti Ilahi.

Sipas tij, borxhet janë sa 64 për qind e GDP, dhe kur u bashkon këtyre fatura të papaguara në rreth 4.1 për qind, atëherë borxhi real shkon mbi 70 për qind.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here