FMN: Të rritet mosha e daljes në pension

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka dhënë Shqipërisë kredinë prej rreth 330 milionë,  me kushtin që qeveria shqiptare të rrisë moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë dhe pensionet aktuale të mos pësojnë rritje përveçse për të rimbursuar rritjen e inflacionit. FMN-ja thotë se burrat duhet të dalin në pension në moshën 67

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka dhënë Shqipërisë kredinë prej rreth 330 milionë,  me kushtin që qeveria shqiptare të rrisë moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë dhe pensionet aktuale të mos pësojnë rritje përveçse për të rimbursuar rritjen e inflacionit.

FMN-ja thotë se burrat duhet të dalin në pension në moshën 67 vjeç nga 65 vjeç që është aktualisht, ndërsa gratë do të dalin në pension në moshën 65 vjeç nga 63 që është aktualisht.

Për këtë Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon ngritjen e shpejtë të një komisioni për reformën në fushën e pensioneve, me synim mbylljen e inflacionit brenda këtij viti.

Sipas FMN-së pesha aktuale e pensioneve në buxhetin e shtetit është e rëndë dhe mund ta rëndojë ëdhe më tej situatën, për shkak të pagesave të ulëta të sigurimeve dhe mos deklarimit të pjesës më të madhe të të punësuarve të pagës reale. Një situatë e tillë ka shkaktuar hendek midis kontribuesve dhe përfituesve.

Gjithashtu FMN-ja ka shprehur se shqipëtarët e punësuar që marrin paga të mesme ose të larta, deklarojnë shumë pak pagën reale në Tatime për të mos paguar më shumë sigurime shoqërore.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar