FMN, raport vlerësimi për Shqipërinë

FMN, raport vlerësimi për Shqipërinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për herë të parë që nga 2005 do të kryejnë përditësimin e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar. Sipas vlerësimeve të FSAP-së, dy institucionet e rëndësishme ndërkombëtare ofrojnë një analizë të plotë mbi stabilitetin e sektorit financiar dhe mbi nevojat që një vend ka për t’u zhvilluar më tej.

Ndërkaq, gjatë një vizite treditore në vendin  tonë përfaqësuesit e FMN-së përfunduan dje takimet me krerët më të lartë të ekonomisë në vend, për tu kthyer sërisht në tetor-nëntor. Në njoftimin e Bankës së Shqipërisë thuhet se, misioni i FMN-së ishte i pranishëm në Shqipëri pas një kërkese të drejtuar nga qeveria dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë për një Program Vlerësimi të Sektorit Financiar (FSAP).

Ndërkohë gjatë qëndrimit në vendin tonë përfaqësuesit e FMN-së janë takuar me ministrin e Financave Ridvan Bode, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, përfaqësuesin e PS-së Ilir Beqja dhe përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas AMF-së, gjatë takimit u bë një prezantim nga ana e misionit planifikues të FSAP në lidhje me organizimin dhe shtrirjen e procesit, si dhe pikat ku kërkohet angazhim i AMF-së. Kryetarja e AMF-së, Enkeleda Shehi, bëri një panoramë të zhvillimeve të fundit në tregjet financiare të mbikëqyrura nga AMF dhe sfidat aktuale me të cilat ky institucion po përballet.

FMN kërkon të dijë se si do të veprohet lidhur me përpjekjet për të reduktuar sektorin informal dhe për të mbështetur konkurrueshmërinë. Ndërsa , komponentin e parë FMN-ja e  sheh në shëndetin e bankave dhe sektorëve të tjerë financiarë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar