FMN optimiste mbi rritjen ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka projektuar një pamje mjaft optimiste të së ardhmes të ekonomisë botërore. Sipas prognozave të FMN-s, rritja globale këtë vit do të rritet 3,7 përqind nga 3 përqind që ishte vitin e kaluar. Ndërsa vendet e industrializuara dhe ato në ekspansion ekonomik do të rriten me ritme të ndryshme. Në një

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka projektuar një pamje mjaft optimiste të së ardhmes të ekonomisë botërore.

Sipas prognozave të FMN-s, rritja globale këtë vit do të rritet 3,7 përqind nga 3 përqind që ishte vitin e kaluar. Ndërsa vendet e industrializuara dhe ato në ekspansion ekonomik do të rriten me ritme të ndryshme. Në një kohë kur vendet e industrializuara mund të presin një rritje me 1,3 deri 2,2 përqind, vendet në ekspansion ekonomik dhe në zhvillim do të rriten këtë vit rreth 5.1 përqind nga 4,7 përqind që ishin në vitin e kaluar.

FMN-ja parashikon një rimbënkëmbje të rajoneve të botës në një mënyrë jo të njëtrajtshme.

Për SHBA-në, perspektivat duken të mira, rritja ekonomike bëhet gjithnjë e më solide. Në Evropë, rritja është ndarë në dy pjesë. Britania e Madhe mund të arrijë një rritje prej 2,4 përqind, Gjermania 1,6 përqind, në një kohë që Franca mund të llogarisë një rritje rreth 0,9 përqind.

Ndërkohë që Jugu i Evropës mbetet probematik sipas FMN-së. Atje vërtet që eksporti është rritur, por kanë mbetur detyrimi për konsolidimin e buxhetit, kërkesa e dobët në tregun e brendshëm dhe bankat e sipërmarrjet e dobësuara, të cilat e kërcënojnë rritjen.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar