FMN nis takimet në Tiranë

Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas mbërritjes në Shqipëri dy ditë më parë ka zhvilluar edhe vizitat e para të planifikuara në axhendë. Së pari, janë takuar me ministrin e Financave, Ritvan Bode, ku në qendër të diskutimeve ka qenë situata aktuale ekonomike në vend e fokusuar kjo te rritja e ndjeshme e deficitit buxhetor. Takimi i

Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas mbërritjes në Shqipëri dy ditë më parë ka zhvilluar edhe vizitat e para të planifikuara në axhendë. Së pari, janë takuar me ministrin e Financave, Ritvan Bode, ku në qendër të diskutimeve ka qenë situata aktuale ekonomike në vend e fokusuar kjo te rritja e ndjeshme e deficitit buxhetor.

Takimi i dytë i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qenë me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Duke qenë se një ndër arsyet kyçe të kësaj vizite është edhe hartimi i raportit mbi sektorin financiar, në qendër të takimit është vendosur pikërisht situata bankare.

Ndër vite, FMN ka shprehur qëndrimin e saj pozitiv ndaj reagimeve të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës së krizës duke mbajtur stabilitet. Në tetor-nëntor pritet që misioni i FMN të bëjë një tjetër vizitë dhe më pas në një raport të veçantë të paraqesë edhe pikëpamjet e nxjerra nga Vlerësimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSAP).

Përfaqësuesit e misionit të FMN-së kanë shprehur shqetësimin lidhur me nivelin ku ka arritur deficiti dhe kanë kërkuar nga qeveria zgjidhje, në kohën kur dhe borxhi publik ka arritur 64.4 për qind. Një nivel i tillë borxhi në vetëm gjysmën e vitit dhe kur është ezuaruar pothuajse gjithë hapësira e huamarrjes, ka qenë pjesë e gjatë e diskutimit të Financave me misionin e FMN-së.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar