FMN mbështet taksën progresive

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbështet vendet si Shqipëria që kanë kthyer sistemin e taksës progresive mbi të ardhurat personale dhe u bën thirrje ekonomive në zhvillim që kanë sisteme të taksës së sheshtë, që të lëvizin drejt taksimit progresiv. Sipas FMN-së, kjo masë është e nevojshme për të zbutur pabarazinë e lartë, e cila po

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbështet vendet si Shqipëria që kanë kthyer sistemin e taksës progresive mbi të ardhurat personale dhe u bën thirrje ekonomive në zhvillim që kanë sisteme të taksës së sheshtë, që të lëvizin drejt taksimit progresiv.

Sipas FMN-së, kjo masë është e nevojshme për të zbutur pabarazinë e lartë, e cila po dëmton rritjen ekonomike në mbarë botën. “Shumë ekonomi të zhvilluara dhe në zhvillim mund t’i arrijnë objektivat e tyre të rishpërndarjes së të ardhurave në mënyrë eficente duke rritur progresivitetin e sistemit të taksave, por edhe të shpenzimeve,” vërejnë dy studimet e publikuara një ditë më parë.

Gjithashtu FMN vëren se gjatë 3 dekadave të fundit, taksat mbi të pasurit në mbarë botën u përgjysmuan nga 59 në 30%, ndërsa pas viteve ’90, mbi 27 vende në Europën Lindore dhe Azi kanë adoptuar taksën e sheshtë. Sipas FMN-së, norma optimale e taksimit për fashat e larta të të ardhurave që fitohen nga të pasurit, duhet të jetë nga 50 deri në 60%.

Sipas FMN-së, vendet në zhvillim mbledhin shumë pak nga taksimi i të ardhurave personale nga 1 në 3% e prodhimit kombëtar dhe kjo zbeh progresivitetin. Shqipëria aktualisht mbledh 2.1%, ndërkohë që vendet e zhvilluara arkëtohet deri në 11% të Prodhimit Kombëtar nga taksa mbi të ardhurat.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar