FMN: Kujdes financat dhe borxhin

0

Gjatë një takimi që ministri për Zhvillimin Ekonomik, Arben Ahmetaj, ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë zhvilluan me  zëvendësdrejtoreshën e Përgjithshme të FMN-së në Uashington, diskutuan për situatën që kanë sot financat shqiptare dhe për nivelin e borxhit publik.

Zv. Drejtorja e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar Dr. Nemat Shafik, ka treguar shqetësim për gjendjen aktuale të financave publike në Shqipëri si edhe për borxhin, si dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar qeverinë shqiptare.

Ministri Ahmetaj theksoi se qeveria është e gatshme të zgjidhë disa nga problemet më afatgjata të ekonomisë shqiptare, duke ndryshuar në thelb modelin ekonomik të vendit, nga një model rritjeje bazuar tek borxhi, në një model rritjeje bazuar mbi prodhimin lokal dhe investimet nga sektori privat. FMN ka theksuar mbështetjen për nismat e qeverisë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar për ta nxjerrë Shqiperinë nga kjo gjëndje.zgjidhë problemet më imediate ekonomike dhe të financave publike.

Sipas tij, me të gjithë hapat që do të merren më anë të buxhetit të vitit të ardhshëm synohet të arrihet reduktimi i borxhit publik nga 72% në nivelet pranë kufirit 60% deri në vitin 2018, duke kthyer ritmet e larta të rritjes ekonomike.

Në këtë takim është diskutuar edhe për paketën e masave që qeveria shqiptare do të ndërmarrë në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, siç është FMN dhe Banka Botërore. Ndërkohë FMN-ja ka theksuar mbështetjen për nismat e qeverisë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here