FMN: Ballkani perëndimor, probleme në tregun e punës

0

Në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar  mbi situatën ekonomike thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë, përballen me probleme serioze në tregjet e tyre të punës. Ashtu si në rajone të tjera të ekonomive në zhvillim, tregjet financiare në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, që nga sitina e pranverës kanë qënë të ndikuara nga ky presion.

Sipas raportit normat e ulëta të punësimit reflektojnë normat e ulëta të aktivitetit dhe normat e larta të papunësisë. Gjithashtu në raport theksohet se Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore, po fillon të dalë nga rënia e dytë në katër vjet, duke përfituar nga rritja në zonën e euros.

“Ky është një shqetësim i madh social dhe sfidë për politikbërësit, pasi shkalla e lartë e papunësisë e kufizon akumulimin e kapitalit njerëzor dhe e rrit varësinë nga ndihma sociale”, thuhet në raport.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here