Fluks emigrantësh në Kapshticë

Fluks emigrantësh në Kapshticë

Emigrantët shqiptarë pasi kaluan festën e Pashkëve në Shqipëri, kanë nisur të kthehen në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Në 12 orët e fundit janë regjistruar radhë të shumta në pikën doganore të Kapshticës. Kjo ka ardhur si pasojë e numrit të paktë të sporteleve të vëna në dispozicion nga pala greke dhe ritmeve

Emigrantët shqiptarë pasi kaluan festën e Pashkëve në Shqipëri, kanë nisur të kthehen në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Në 12 orët e fundit janë regjistruar radhë të shumta në pikën doganore të Kapshticës.

Kjo ka ardhur si pasojë e numrit të paktë të sporteleve të vëna në dispozicion nga pala greke dhe ritmeve të  ngadalta më të cilat ata punojnë. Dhjetëra e dhjetëra makina e autobusë të linjave ndërkombëtare, kryesisht Shqipëri-Greqi, janë detyruar të presin në radhë për orë të tëra si pasojë e përpunimit të dokumentacionit nga dogana.

Nga pala shqiptare po punohet më ritme të përshpejtuara pune, me qëllim kalimin e emigrantëve sa më parë në anën tjetër.  Gjithashtu numri i sporteleve është shtuar orët e fundit si pasojë e radhëve të gjata.

Por tashmë emigrantët shqiptarë janë familjarizuar me situata të tilla lodhëse, pasi është bërë zakon që në raste festash të ndryshme në doganë të krijohen situate të tilla kaotike.

/Erzen Carja/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar