Dje në kuvend ndër të tjera është diskutuar për etikën në komunikim ndërmjet deputetëve. Edhe kryeministri i vendit ka folur për etikën, por ka harruar që vetë t’i përmbahet asaj. Seanca e djeshme është shoqëruar me ofendime dhe sharje mes kryeministrit të vendit dhe ish-kryeministrit Berisha, tëcilat për arsye etike nuk po i publikojmë këtu. Gjatë
Dje në kuvend ndër të tjera është diskutuar për etikën në komunikim ndërmjet deputetëve. Edhe kryeministri i vendit ka folur për etikën, por ka harruar që vetë t’i përmbahet asaj.
Seanca e djeshme është shoqëruar me ofendime dhe sharje mes kryeministrit të vendit dhe ish-kryeministrit Berisha, tëcilat për arsye etike nuk po i publikojmë këtu.
Gjatë këtyre debateve dhe ofendimeve, nga goja e kryeministrit Rama është ofenduar me fjalë shumë të rënda edhe ish-kryetarja e Parlamentit, JozefinaTopalli. Znj. Topalli ka reaguar në profilin e saj në facebook duke e cilësuar Edi Ramën si:”një i sëmurë mendor që drejton vendin”.
Edhe një herë tjetër politika harroi që ndiqet nga sytë e miliona vetëve dhe tregoi shembullin më të keq të komunikimit publik.
/Shkëndije Çurri/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *