Flaksis, shpërndarësi i gazit në Europë i interesuar për TAP-in

Flaksis, shpërndarësi i gazit në Europë i interesuar për TAP-in

Flaksis, një ndër kompanitë e magazinimit dhe shpërndarjes së gazit në Europë, ka shprehur interes për të qenë aksioner i gazsjellësit TAP. Diskutimet mes palëve kanë vijuar që në vitin 2012 dhe mjafton OK e konsorciumit Shah Deniz për TAP dhe në gusht pritet të nënshkruhet marrëveshja. Ndërkaq, Kejtin Tungland, drejtori i TAP është shprehur

Flaksis, një ndër kompanitë e magazinimit dhe shpërndarjes së gazit në Europë, ka shprehur interes për të qenë aksioner i gazsjellësit TAP. Diskutimet mes palëve kanë vijuar që në vitin 2012 dhe mjafton OK e konsorciumit Shah Deniz për TAP dhe në gusht pritet të nënshkruhet marrëveshja.

Ndërkaq, Kejtin Tungland, drejtori i TAP është shprehur se, “Jam me të vërtetë i gëzuar që Flaksis po kërkon t’i bashkohet këtij projekti. Përfshirja e tyre në këtë projekt thekson plotësisht faktin që TAP-i është një projekt europian dhe tregon me të vërtetë që mund të transportojë gazin e Shah Deniz-it për tregjet perëndimore përtej Italisë. Kjo si rrjedhojë kontribuon në sigurinë e furnizimit të Europës”.

“Partneriteti me TAP-in do të ishte një hap i mëtejshëm në strategjinë tonë për lidhjen e tregjeve, me qëllim sigurimin e furnizimit dhe likuiditetin e tregut në Europë. Përmes partneritetit tonë me Snam dhe projektin tonë për të mundësuar rrjedhën jug-veri nga Italia në Zvicër dhe Gjermania, gazi azebajxhanas mund të transportohet drejt tregjeve të Europës Veriperëndimore nga gazsjellësi TAP”, shtoi drejtori Menaxhues i Flaksis, Walter Peeraer.

Gjithashtu bëjmë me dije se, 28 qershori do të jetë dhe afati kur Shah Deniz do të vendosë se cili do të jetë projekti fitues për gazin nga fushat e Azerbajxhanit drejt Europës.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar