Fitorja e ‘’Srpska’’ mund të krijojë Republikë në Kosovë

 

“Fitorja e “Listës Srpska” në shumë komuna të komunitetit serb mund të krijojë një Republikë brenda territorit të Kosovës. Kështu ka deklaruar publicist I njohur, Veton Surroi gjatë një interviste dhënë në “Rubikon”. Surroi  thotë se kjo gjendje e krijuar nuk mund të ndryshohet, sepse njerëz të papërgatitur, të cilët kanë hyrë në negociata me Serbinë, na sollën këtu ku jemi. Surroi thotë se “kjo gjendje e krijuar nuk mund të ndryshohet, ngase njerëz të papërgatitur, të cilët kanë hyrë në negociata me Serbinë, na sollën këtu ku jemi”. “Ajo çfarë mund të presin, përkatësisht atje ku ka fituar lista ‘Srpska’ dhe atje ku s’ka fituar ajo, ekzistojnë një shumicë serbe ku do të krijohet dhe integrohet brenda një i Asociacioni… dhe me këtë të krijojnë një entitet politik. E, ai do t’u shërbejë interesave të tyre dhe në masë të madhe nuk do të jenë interesat e Kosovës. Institucionet e Kosovës e kanë krijuar këtë gjendje kur kanë hyrë në një dialog, i cili na ka sjell këtë situatë dhe këta njerëz nuk mund ta ndryshojnë ngase nuk janë të aftë për këtë”, tha ai. Suroi për rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale, shprehet se “Mobilizimi për ta penguar vjedhjen e votave ka ndikuar në këtë rezultat”. Ish-politikani Surroi ka komentuar edhe për rrymat fetare në Kosovë. “Në Mitrovicë është shënuar rritje e islamit politik. Do të ketë presion gjithnjë e më të madh që format tradicionale të islamit në Kosovës të zëvendësohen me forma të tjera radikale, ose jo tradicionale. Ekziston presion mbi klerikët tradicionalë, madje ka pasur rrahje, së fundi kemi parë edhe djemtë tanë të shkojnë në Siri në një luftë, e cila nuk e ka karakterin e çlirimit, por ka marrë një konfrontim brendafetar”. /Elta Liksenaj/  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar