Fitore e “hidhur” e Skëndërbeut

0

Kjo ishte padyshim një nga fitoret me pak të shijuara nga kampionet e Shqipërisë.

Bardhekuqtë kanë fituar me rezultatin 3-2 në “Qemal Stafa” përballë Shaktar Karagandy. Rezultat ky i pamjaftueshëm për të përmbysur humbjen 3-0 të pësuar në Kazakistan.

Loja filloi mirë për korçarët që brenda 30 minutave shënuan 3 gola. Shpresat u zbehën kur  Sergej  Khizhnichenko dërgoi në rrjetë topin dhe heshti “ Qemal Stafën”. Pjesa e dytë riktheu shpresat por pas largimit të Pejc me të kuq çdo gjë u bë me e vështirë. Kundërshtarët shënuan edhe një gol minutën e 66 dhe shuajtën ëndrrën e Skëndërbeut.

Gjithsesi vlen për t’u theksuar paraqitja mjaft e mirë e kampionëve në këtë kompeticion , ku falë rezultateve arriti të kuafilifikohet për fazën play-off në Europa Ligë .

Skëndërbeu bëhet një ndër skuadrat shqiptare që ka ecur më shumë në kupat e Evropës.

/Blerand Ismaili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here