Financat, ngrijnë shpenzimet e buxhetit

Financat, ngrijnë shpenzimet e buxhetit

Qeveria do të shkurtojë të gjitha shpenzimet e administratës dhe do të anulojë të gjitha investimet që nuk janë prokuruar deri tani. Skenari që përsëritet çdo vit që nga 2009-ta, këtë radhë do të prekë të paktën 20-30 për qind të parave që shkojnë për lehtësimin e punës në shtet. Burime nga qeveria konfirmojnë se

Qeveria do të shkurtojë të gjitha shpenzimet e administratës dhe do të anulojë të gjitha investimet që nuk janë prokuruar deri tani. Skenari që përsëritet çdo vit që nga 2009-ta, këtë radhë do të prekë të paktën 20-30 për qind të parave që shkojnë për lehtësimin e punës në shtet. Burime nga qeveria konfirmojnë se projekti i përgatitur dhe që pritet të kalojë në mbledhje të qeverisë është i njëjtë me atë të vitit 2011.

Sipas qeverisë, vendimi anulon të gjitha mundësitë për shtim të numrit të punonjësve të administratës. Por, kjo ka pak rëndësi, se pas fitores së opozitës, vështirë se do të ketë kërkesa gjatë këtyre dy muajve për të punuar në administratë. Pika tjetër e vendimit prek fondin e veçantë që kanë dikasteret për shpërblime apo aktivitete të tjera social-kulturore.

Deri më 1 dhjetor, ky fond ngrin dhe nuk përdoret nga krerët e dikastereve përkatëse. Sipas të dhënave parashikohet që nuk do të paguhen orët shtesë në punë, apo shpërblimet e udhëtimeve. Ndërkaq, të gjitha fondet e parashikuara për trajnimet jashtë vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme bllokohen.

Ndërsa për udhëtimet jashtë vendit, me përjashtim të titullarëve të institucioneve, asnjë shpenzim tjetër nuk do të paguhet nga Thesari. Gjithashtu, parashikohet ulja e shpenzimeve shtesë për komunikim. pra, për celularë dhe telefoni fikse. Vendimi i ri do të ndalojë pagesat e celularëve dhe telefonisqë  fikse edhe pse aktualisht ato kanë shkuar në nivele shumë të ulëta.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar