Ndeshja historike e cila u mbajt në stadiumin “Air Albania” në tiranë vulosi triumfin e skuadrës së Romës me golin e shënuar nga mesfushori Nikolo Zaniolo. 22-vjeçari Zaniolo e drejtoi topin në portën e kundërshtarëve me një goditje me këmbën e majtë, pasi fillimisht e hoqi atë në gjoks, duke shënuar golin e parë të
Ndeshja historike e cila u mbajt në stadiumin “Air Albania” në tiranë vulosi triumfin e skuadrës së Romës me golin e shënuar nga mesfushori Nikolo Zaniolo.
22-vjeçari Zaniolo e drejtoi topin në portën e kundërshtarëve me një goditje me këmbën e majtë, pasi fillimisht e hoqi atë në gjoks, duke shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 32-të.
Ndeshja nisi e qetë ku të dyja skuadrat përpiqeshin të sulmonin vazhdimisht për të shënuar në portën e kundërshtarit.
Tifozët holandez filluan të shqetësoheshin për fitoren e skuadrës së tyre pas shënimit të golit të Nikolo-s, duke bërë që gjakrat ndërmjet tyre të ndizeshin.
Fitorja e Romës jo vetëm që gëzoi tifozët italianë, por dhe ata shqiptarë të cilët dukeshin mjaft të gëzuar.
Kapiteni i skuadrës së Romës Jose Mourinho, në prononcimin pas ndeshjes i pyetur nga “supersport” sesi ndihej për fitoren e arritur ai u shpreh: “Jam shumë i lumtur, djemtë kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit. Ishte një fitore shumë e madhe. Kemi luajtur 55 ndeshje, vetëm Rui Patrisio ka luajtur 54 ndeshje si titullar.
Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur”
Ndeshja u transmetua në 155 vende të botës pa pagesë, ku kryefjala ishte “Tirana” dhe “Shqipëria”.
Denisa Shpati
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *