Finalizohet investimi i rrjetit elektronik për “E-dogana”

Finalizohet investimi i rrjetit elektronik për “E-dogana”

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka finalizuar investimine rrjetit elektronik e-dogana,me vlerë 80 mijë dollarë. Kjo reformë e sistemit fiskal bazuar në taksën e sheshtë dhe tarifat e ulëta, gëzon mbështetjen e sipërmarrjeve private dhe përfaqësive të tyre duke ofruar një procedurë doganore të shpejtë dhe transparente. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Flamur Gjymyshka,

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka finalizuar investimine rrjetit elektronik e-dogana,me vlerë 80 mijë dollarë. Kjo reformë e sistemit fiskal bazuar në taksën e sheshtë dhe tarifat e ulëta, gëzon mbështetjen e sipërmarrjeve private dhe përfaqësive të tyre duke ofruar një procedurë doganore të shpejtë dhe transparente.

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Flamur Gjymyshka, investimet në total për modernizimin e doganave kanë shënuar 180 milionë euro, prej të cilave 28 milionë për modernizim dhe 80 milionë euro në infrastrukturën doganore, të cilat kanë bërë të mundur rritjen e nivelit të të ardhurave rreth 2 herë krahasuar me vitin 2005, uljen e nivelit të kontrollit fizik pas implementimit të sistemit të skanimit nga 100% në  2005 në 10% në    2012-ën.

Gjithashtu sipas tij, është bërë e mundur ulja e nivelit të kontrollit fizik pas zbatimit të sistemit të skanimit, (qëndrimi i mallrave në doganë), nga 457 minuta në vitin 2011 në 206 minuta në 2013. Ai shtoi se me zbatimin e këtij sistemi reduktohen edhe dokumentet në eksport nga 7 në 3 dhe import nga 8 në 4, si dhe rritja e transparencës ndaj biznesit.

Tatimet

Me anë e projektit doganat elektronike synohet që të ofrohet mundësia që çdo tatimpagues të kontrollojë situatën e tij tatimore pa qenë e nevojshme të paraqitet në sportelet e shërbimit të administratës duke renduktuar kostot administrative të biznesit. Nga ana tjetër tatimet shpresojnë që falë këtyre opsioneve të rrisin deklarimin vullnetar të tatimpaguesve duke përmbushur detyrimet tatimore.

ePagesa

Të gjithë tatimpaguesit mund të bëjnë pagesën e detyrimeve tatimore nëpërmjet formës elektronike pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet e bankës. Me anë të pagesës elektronike shkurtohet koha që i duhet një biznesi të deklarojë dhe paguajë detyrimet tatimore, duke ulur kostot e tij administrative, rritur transparencën si dhe zhvillimin e cilësisë të shërbimeve të Administratës Tatimore ndaj bizneseve.

mTax

Me anë të këtij aplikacioni të gjithë përdoruesit do të kenë informacionet më të fundit nga administrata tatimore, kalendarin tatimor, i cili do të orientojë dhe ndihmojë tatimpaguesit të deklarojnë dhe paguajnë në kohë detyrimet tatimore.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar