Filmi “Zgjoi” nga Kosova renditet në listën e nominimeve për Oscar 2022

0

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për çmimin prestigjioz Oscar.

“Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të çmimit Oscar, shkruan Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe. Ajo, në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes.

Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. Pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj. Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti sukses të jashtëzakonshëm futjen në listën e ngushtë për nominim të filmit “Zgjoi”.

Kjo është lista e filmave që garojnë për t’u nominuar për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:

“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise
“Playground” (Belgjika) – Laura Wandel
“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Paëo Choyning Dorji
“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen
“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen
“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader
“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson
“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi
“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino
“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi
“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli
“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo
“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier
“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim
“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here