Nis sot muaji i Shenjtë i Ramazanit për rreth 1.5 miliardë besimtarë myslimanë në gjithë botën. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në një deklaratë për shtyp u ka bërë thirrje thirrje për armëpushim gjatë këtij muaji ndërmjet kryengritësve dhe trupave lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Ai ka theksuar se
Nis sot muaji i Shenjtë i Ramazanit për rreth 1.5 miliardë besimtarë myslimanë në gjithë botën.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në një deklaratë për shtyp u ka bërë thirrje thirrje për armëpushim gjatë këtij muaji ndërmjet kryengritësve dhe trupave lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
Ai ka theksuar se Muaji i Shenjtë i Ramazanit është një ndër katër muajt në kalendarin islamik, ku supozohet se luftimi duhet të ndalet.
Gjithashtu, raportohet se koalicioni Kombëtar Sirian në opozitë ka ofruar armëpushim, por regjimi i presidentit Bashar al-Assad e ka refuzuar ofertën dhe tha se është e nevojshme ndalja totale e dhunës, e jo e pjesërishme.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *