Fier, vijojnë protestat e punonjësve të ARMO-s

0

Punonjësit e ARMO-s, të cilët punojnë në rafinerinë e përpunimit të naftës bruto të Fier, por edhe në atë të KPTHN-së në Ballsh kanë protestuar sërish paraditen e djeshme. Ata  kanë vijuar duke hedhur akuza ndaj ministrit të Financave, Ridvan Bode, e ndaj qeverisë.

Gjithashtu kanë kërkuan largimin e menjëhershëm të inspektorëve të zyrës së hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët prej një jave kanë mbërritur në zyrat e rafinerisë së Fierit në pronësi të ARMO-s.

Rreth 500 punonjës të ARMO-s kanë protestuar për disa orë dhe kanë tentuar t’u afrohen edhe automjeteve të tatimorëve, por janë ndaluar nga forcat policore që kanë qëndruar aty me qëllim parandalimin e çdo konflikti të mundshëm. Punonjësit e ARMO-s dhe pse janë duke protestuar prej dy ditësh për interes të pronarit të kompanisë ku punojnë, ata nuk u janë paguar ende prej tij rreth pesë paga.

Ndërkohë, punonjësit shprehen të paqartë për shkaqet pse po protestojnë, por thonë se eprorët ua kanë kërkuar këtë gjë me qëllim që të zhbllokohen paratë e pagave të tyre. Ata sqarojnë se u është thënë se vonesat e pagave kanë ardhur si pasojë e bllokimit të aseteve të ARMO-s nga Ministria e Financave. Një vit më parë, pas padisë së bankës shtetërore të Azerbajxhanit ndaj kompanive të Rezart Taçit për mosshlyerjen e një borxhi prej 75 milionë eurove dhe interesave të tyre, Gjykata e Tiranës vendosi sekuestro të gjithë aseteve të ARMO, AMRA Oil-it dhe llogarive bankare që u përkisnin atyre.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here