Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Fierit, ku një 26-vjeçare është plagosur ndërsa policia po punon për kapjen e autorit. Nga burimet paraprake të policisë mësohet se vajzë me inicialet S.K, 26 vjeç është qëlluar me armë në lagjen ‘Kastrioti’. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje autori ka lënë skenën e krimit
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Fierit, ku një 26-vjeçare është plagosur ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.
Nga burimet paraprake të policisë mësohet se vajzë me inicialet S.K, 26 vjeç është qëlluar me armë në lagjen ‘Kastrioti’.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje autori ka lënë skenën e krimit dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Persona të çastit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë vajzës dhe e kanë dërguar në spital, ku mjekët po bëjnë të pamundurën për ti shpëtuar jetën.
Nga ana tjetër policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *