Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Fierit, kur punonjësit përmbarimorë kanë shkuar për të ekzekutuar një vendim të gjykatës që i kishte dhënë pronësinë e truallit ku ndodhej banesa në fjalë, një familjeje tjetër. Por, sapo përmbaruesit kanë mbërritur në oborrin e shtëpisë në fjalë dhe u kanë kërkuar familjeve
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Fierit, kur punonjësit përmbarimorë kanë shkuar për të ekzekutuar një vendim të gjykatës që i kishte dhënë pronësinë e truallit ku ndodhej banesa në fjalë, një familjeje tjetër. Por, sapo përmbaruesit kanë mbërritur në oborrin e shtëpisë në fjalë dhe u kanë kërkuar familjeve Shehu që të lirojnë banesën, janë përballur me rezistencën e të gjithë pjesëtarëve të këtyre familjeve. Vëllezërit Eduart dhe Albert Shehu, së bashku me dy gratë dhe tre fëmijët e tyre, kanë bërë rezistencë, duke kërcënuar se do të vetëflijoheshin nëse do t’i nxirrnin nga banesa.
Sipas tyre kjo banesë është blerë që prej vitit 1967 dhe ata jetojnë aty prej gati gjysmë shekulli. Por, përmbaruesit u kanë sqaruar se pronari i tokës ka fituar gjyqin dhe se duhej që të lironin banesën, pasi do të ekzekutohej vendimi i gjykatës. Pronari i tokës ka pretenduar se vëllezërit janë qiraxhinj në këtë banesë dhe se nuk e kanë të tyren. Por gjatë përballjes me përmbaruesit, një prej vëllezërve ka hipur në çatinë e shtëpisë dhe ka kërcënuar se do të vetëdigjej. Ai dhe pjesëtarët e tjerë të familjes kanë mbajtur në dorë shishe me benzinë dhe kanë kërcënuar se do të vetëdigjen të gjithë nëse i nxjerrin nga shtëpia. Ata janë shprehur se nuk do të dilnin asnjëherë të gjallë prej shtëpive të tyre.Në këto kushte, përmbaruesit janë tërhequr duke e lënë për një ditë tjetër ekzekutimin e vendimit të gjykatës, që i lë në qiell të hapur të dy familjet Shehu.
/Enerida Malo/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *