Fier, arrestohet 23-vjeçari i akuzuar për vjedhje e vrasje në Itali

Fier, arrestohet 23-vjeçari i akuzuar për vjedhje e vrasje në Itali

Blutë e Fierit kanë arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet për vrasjen e një polici gjatë një grabitjeje në itali. Në pranga Florind Marini banues në Libofshë, Fier. Ndërkaq, drejtësia italiane në muajin korrik ka nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar për 23-vjeçarin shqiptar. Sipas policisë, në 15 janar në qytetin e Minuçanos në Itali, Marini

Blutë e Fierit kanë arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet për vrasjen e një polici gjatë një grabitjeje në itali. Në pranga Florind Marini banues në Libofshë, Fier. Ndërkaq, drejtësia italiane në muajin korrik ka nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar për 23-vjeçarin shqiptar.

Sipas policisë, në 15 janar në qytetin e Minuçanos në Itali, Marini në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë kryer një grabitje të armatosur në banesën e një shtetasi italian. Polici Ugo Canozzi, 82 vjeç ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë, pasi grabitësit e kishin lidhur dhe i kishin bllokuar frymëmarrjen.

Mbi 23-vjeçarin shqiptar rëndon akuza e vrasjes, rrëmbimit dhe vjedhjes në bashkëpunim. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Burime nga Policia e Fierit, kanë bërë të ditur se arrestimi i Marinit është bërë në orën 23.00 të një dite më parë në lokalin e fshatit të tij. Ai ka tentuar që të largohet, për t’i shpëtuar arrestimit, ndërkaq gjatë kontrollit personal atij i është gjetur edhe një sasi lëndë narkotike, kanabis sativa.

Ndërkohë në datën 15 gusht, policia italiane kishte arrestuar në aeroportin e Malpensas bashkëpunëtorin e Marinit, Besnik Metushin, 25 vjeç, kur po hynte në Itali nga Greqia.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar