Festivali i Kanës, vidhen bizhuteritë në një hotel

0

Disa bizhuteri me vlerë mbi 1 milion dollarë janë vjedhur nga një hotel në Kanë të Francës.

Vjedhja e bizhuterive të firmës zvicerane “Chopard”, ndodhi mbrëmjen e të enjtes, në ditën e dytë të Festivalit të Filmit në Kanë, i cili do të vazhdojë deri më 26 maj.

Policia lokale bëri të ditur se vjedhja ka ndodhur në hotelin “Novotel”, dhe nuk dha më detaje për bizhuteritë e vjedhura.

Festivali vjetor i Kanës bashkon të pasur dhe të famshëm nga e gjithë bota për filma dhe shfaqje kinematografike. “Chopard” është sponsor gjeneral i festivalit, i cili ka dhënë Palmën e Artë, ose ndryshe Golden Palm, e dhënë për drejtorin e filmit më të mirë, çmim i cili jepet për çdo vit që nga viti 1998. Trofeu përmban një pëllëmbë 24-karat ari bashkangjitur në një copë kristal të prerë.

/Laugert Qosja/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here