Festivali Folklorik Ndërkombëtar, Bullgaria “rrëmben” kupën

Festivali Folklorik Ndërkombëtar, Bullgaria “rrëmben” kupën

Grupi përfaqësues i Bullgarisë është shpallur fituese e Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival” që u zhvillua këto ditë në qytetin e Vlorës. Natën finale të këtij festivali u paraqitën përmbledhjet e pjesëve më të mira të grupeve pjesëmarrëse. Grupet pjesëmarrëse për këtë vit ishin të shumta si “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova, “Sadi 

Grupi përfaqësues i Bullgarisë është shpallur fituese e Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival” që u zhvillua këto ditë në qytetin e Vlorës.

Natën finale të këtij festivali u paraqitën përmbledhjet e pjesëve më të mira të grupeve pjesëmarrëse. Grupet pjesëmarrëse për këtë vit ishin të shumta si “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova, “Sadi  Haliti” nga Librazhdi, “Zeljeniçar”  Zagreb, “Ibe Polikuqi” Maqedoni, “Lulcignano” Arezzo, Itali, “Bychleëianka” Lodz, Poloni, “Zdravets” Sofje, Bullgari, “Thespratia” Greqi.

Me përfaqësimin e tij grupi Bullgar ka arritur të emocionojë jo vetëm artdashësit, por edhe jurinë, duke rrëmbyer kështu çmimin e parë.

I pranishëm në natën finale ishte edhe ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Dhimitër Arnoudov. Gjatë një interviste ai tha: “Kënga nuk ka gjuhë, por ajo kuptohet nga të gjithë, ajo është e të gjithëve, çka ndodhi edhe në këtë festival”.

Në këtë edicion morën pjesë 8 grupe nga Polonia, Maqedonia, Bullagria,Kroacia, Italia, Kosova, Greqia dhe Shqipëria.

“Aulona International Folk Festival” është vlerësuar  si aktiviteti i parë dhe i vetëm në Shqipëri që na paraqet një gërshetim të turizmit kulturor me atë natyror që prej viti 2009.

/Sonila Qazimi/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar