Ferrari i gatshëm për të triumfuar kundër Mercedesit

Në prag të sfidës së Barcelonës, në pistën e Katalunjës Ferrari vjen me përditësime të reja në makinën e tyre për të konkuruar me Mercedes. Skuderia Ferrari ka pranuar se këtë fundjavë sfida do të jetë vendimtare  për kampionatin botëror dhe si të gjithë skuadrat kryesore, ata sjellin të reja të rëndësishme në makinën e

Në prag të sfidës së Barcelonës, në pistën e Katalunjës Ferrari vjen me përditësime të reja në makinën e tyre për të konkuruar me Mercedes.

Skuderia Ferrari ka pranuar se këtë fundjavë sfida do të jetë vendimtare  për kampionatin botëror dhe si të gjithë skuadrat kryesore, ata sjellin të reja të rëndësishme në makinën e tyre SF15-T.

Spanish Grand Prix është tradicionalisht faza e dytë e sezonit.Ashtu si të gjithë ata do të sjellin përmirësimet më të fundit në këtë garë, dhe drejtori i ekipit Maurizio Arrivabene tashmë ka thënë se ai beson se  do të sjellin “të gjithë paketën” për luftuar për herë të parë këtu. Gjithashu Sebastian Vettel ka pranuar se ai do të jetë testi “acid” për të parë se në c’nivel janë ata në krahasim meMercedes.

“Ne do të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë të dielën,” tha ish-kampioni. “Barcelona, ​​historikisht, ka qenë gjithmonë një vend ku ekipet kanë sjellë përditësime mbi makinat, nganjëherë më të mëdha ose më të vogla. Ne kemi bërë ndoshta të njëjtën gjë si gjithë të tjerët, por shpresojmë se ne do të kemi një përditësim të madh dhe të realiyojmë një kohë më të mirë për të kapur makinat, Mercedes. Në qoftë se ne do të tregojmë që  kemi bërë një hap përpara këtu unë mendoj se do të jetë rasti më i mirë për garat e ardhshme. Gradualisht duhet  të përmirësohesh për shkak se kjo është shpejtësia e Formula One, por është një referencë e mirë në qoftë se  je më i shpejtë këtu. ”

Kreu i strategjisë së Ferrarit, Inaki Rueda, shpjegoi sfidat më të rëndësishme të paraqitura në  cirkuitin e Barcelonës,në Katalunja.

“Montmelo është tradicionalisht shumë e vështirë në aspektin e veshjes së gomave dhe degradimit, e cila në fakt shpjegon se pse, gjatë viteve të fundit, ne kemi parë mjaft një rritje në numrin e pit-stopeve(ndalesave).Megjithatë, duhet  marrë parasysh se nevoja për të bërë më shumë ndalesa gjithashtu të siguron një mundësi të mirë për të fituar pozicione.Në një pistë ku është e vështirë të parakalosh,duhet të dish   të përygjedhësh numrin e ndalesave  për të triumfuar. Është një fakt i njohur se të gjitha ekipet kthehen për garën e parë Europiane me  funksione të reja në makinat e tyre. Sa për veten tonë, shpresojmë se me  përditësimet që  do të sjellim do të na lejojnë  për të qenë sa më afër Mercedes.

Ndërkohë piloti i ferrarit  Sebatian Vettel theksoi se për të fituar garën ata duhet të jenë më të shpejtë në çdo aspekt.

“Ajo që ne duhet të bëjmë është të jemi më të shpejtë në çdo aspekt, dhe veçanërisht në garë kur është çështja për pikët maks. Kjo është ajo që ne synojmë. Por kushtet këtë fundjavë do të jenë shumë të ndryshme, temperaturat do të jenë të larta dhe kjo mund të ndryshojë shumë gjëra.Falë përvojës së katër garave të  para  ne ishim në gjendje për të mësuar më  shumë  mbi përmirësimet  e makiës,të cilat mund të na ndihmojnë për t’ja dalë në këtë fundjavë.

Mercedes presin që Ferrari të jetë më pranë këtu,  si pasojë e degradimit të lartë të gomave të tyre, por lideri i kampionatit Lewis Hamilton mbetet optimist dhe për këtë garë, duke pranuar dhe së fundmi se  ai është armiku i tij më i keq në termat e të qenurit  vetëkritik.Si ai dhe Nico Rosberg, gjithashtu, do të kenë përditësime serioze në makinën e tyre F1 W06 Hibride.

/Dashnor Myftarago/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar