Fermerët, nis kompesimi i TVSH-së për inputet bujqësore

Fermerët, nis kompesimi i TVSH-së për inputet bujqësore

Fermerët duhet të aplikojnë për të tërhequr rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar prej 20 për qind për inputet e produkteve bujqësore. Sipas kreut të Agjensisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Gjok Vuksani, është miratuar udhëzimi për kompesimin e prodhuesve. Fermerët duhet të aplikojnë në zyrat e rrethit ku jetojnë për tu pajisur me

Fermerët duhet të aplikojnë për të tërhequr rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar prej 20 për qind për inputet e produkteve bujqësore. Sipas kreut të Agjensisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Gjok Vuksani, është miratuar udhëzimi për kompesimin e prodhuesve.

Fermerët duhet të aplikojnë në zyrat e rrethit ku jetojnë për tu pajisur me faturën e blerjes së materialeve, me hartën e tokës që disponojnë dhe numrin e llogarisë ku do të bëhet derdhja e parave nga ana e Agjensisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

Këshilli i Ministrave ka vendosur të heqë të gjitha TVSH-të për inputet që hyjnë në prodhim dhe të gjithë produktet që përdorin fermerët. Ndërsa, ajo që vlen të theksohet është fakti se të gjithë fermerët do të kompensohen me para në dorë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke hequr të gjitha burokracitë e mundshme në këtë çështje.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar