Ferguson: Runi kërkon të largohet

Ferguson: Runi kërkon të largohet

Sër Aleks Ferguson menjëherë pas ndeshjes së parafundit në stolin e Mançester Junaited konfirmoi se edhe sulmuesi Uejn Runi kërkon të largohet nga klubi gjatë merkatos së verës. Trajneri emblemë i “të kuqve” konfirmoi tërheqjen nga futbolli para një jave, ndërkohë që edhe Runi mësohet se ka kërkuar largimin para dy javësh. Runi u la

Sër Aleks Ferguson menjëherë pas ndeshjes së parafundit në stolin e Mançester Junaited konfirmoi se edhe sulmuesi Uejn Runi kërkon të largohet nga klubi gjatë merkatos së verës. Trajneri emblemë i “të kuqve” konfirmoi tërheqjen nga futbolli para një jave, ndërkohë që edhe Runi mësohet se ka kërkuar largimin para dy javësh.

Runi u la jashtë ndeshjes përballë Suinsea të dielën dhe në deklaratën për mediat Sër Aleks rikonfirmoi dëshirën e sulmuesit për t’u larguar.

“Nuk mendoj se Runi mungoi në ndeshje thjesht se ka kërkuar transferimin”, shtoi Ferguson. “Mendoj se ai dëshiron të mendojë më shumë për të ardhmen e tij”.

“Ne nuk do e lejojmë atë të largohet dhe mendoj se ai është pak i stresuar për momentin për shkak të zëvendësimeve që i janë bërë javët e fundit”, ka folur Sër Aleks për BBC.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, zëra brenda klubit kanë folur për një largim të mundshëm të 27-vjeçarit, por kampionët e Anglisë dëshirojnë ta mbajnë sulmuesin dhe me shumë mundësi do t’i ofrojnë një kontratë të re.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar