Femrat në Shqipëri kanë më pak mundësi punësimi me kalimin e moshës, si ato të arsimuara, ashtu edhe ato të paarsimuara. Ky është konstatim që vjen nga zyrat e punësimit, ku thuhet se numri i grave që rezultojnë të papuna i përket moshës madhore. Të dhënat tregojnë se meshkujt janë më të arsimuar në fushën
Femrat në Shqipëri kanë më pak mundësi punësimi me kalimin e moshës, si ato të arsimuara, ashtu edhe ato të paarsimuara. Ky është konstatim që vjen nga zyrat e punësimit, ku thuhet se numri i grave që rezultojnë të papuna i përket moshës madhore.
Të dhënat tregojnë se meshkujt janë më të arsimuar në fushën e teknologjisë apo njohurive të gjuhëve të huaja. Në të shumtën e rasteve janë meshkujt në pozicione drejtuese dhe me pagesa më të larta krahasuar me femrat.
Vihet re ndër të tjera se numri më i madh i femrave që kërkohen të punësohen kanë arsim 9- vjeçar, janë ekzaktësisht 4 159 femra.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Punësimit në Tiranë, gjatë muajit mars kanë arritur të punësohen 1 976 të regjistruar më parë në zyrat e punësimit. Ajo që vihet re në kë këto statistika është fakti se janë punësuar 73 persona të cilët kanë kryer studimet e larta.
/Juljana Xhakolli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *