Fëmijëve, jo shumë ëmbëlsira

– Mos i largoni tërësisht: Lejojini një sasi të caktuar të ëmbëlsirave, por mos i hiqni tërësisht nga ushqimi fëmijës. Nëse bëni tabu nga ëmbëlsirat, fëmija vetëm se do të dëshirojë më shumë t’i hajë. Prandaj ëmbëlsira-po, por me masë. – Sa më pak pako: Kur mos mbani pako të shumta të ëmbëlsirave në kuzhinë. Nëse fëmijët tuaj e kuptojnë që nëpër raftet e kuzhinës ka pako çokollatash apo bonbonesh, ai natyrshëm do të dëshirojë t’i hajë ato në moment. Më mirë mbani pemë të thata apo të freskëta si dhe perime të ndryshme. – Jepni vetëm sasinë e caktuar: Kur t’i jepni fëmijës ëmbëlsirë, bëjini të ditur sasinë e ëmbëlsirës e cila i lejohet për atë rast. Nëse thoni “do ta kesh një copë” atëherë fëmiut jepini vetëm atë sasi. /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar