Femijët, varësia ndaj kompjuterit

Femijët, varësia ndaj kompjuterit

Varësia ndaj kompjuterit ka arritur shifra alarmante. Ky fakt sjell më vete dhe shumë zakone dhe vese të këqija. Sipas studimeve të zhvilluara së fundmi, 42,3 % e fëmijëve të ciklit nëntëvjeçar dhe të mesëm kalojnë më shumë se tri orë në ditë para kompjuterit. Të mbajtur në shtëpi edhe nga pasiguria e rrugës, fëmijët nxiten më shumë

Varësia ndaj kompjuterit ka arritur shifra alarmante. Ky fakt sjell më vete dhe shumë zakone dhe vese të këqija.

Sipas studimeve të zhvilluara së fundmi, 42,3 % e fëmijëve të ciklit nëntëvjeçar dhe të mesëm kalojnë më shumë se tri orë në ditë para kompjuterit.

Të mbajtur në shtëpi edhe nga pasiguria e rrugës, fëmijët nxiten më shumë të qëndrojnë përballë kompjuterit. Specialistët sugjerojnë alternativa të tjera lojërash për shfrytëzimin sa më të mirë të kohës.

Me mbylljen e shkollave një pjesë e fëmijëve fillojnë pushimet e një pjesë tjetër ngelen në shtëpi. Ka prej atyre të cilët preferojnë t’i kalojnë pushimet përballë kompjuterit.

Sigurisht që shtimi i përdorimit të kompjuterit lidhet edhe me përdorimin e internetit dhe rrjeteve sociale. Djemtë kalojnë më shumë kohë para kompjuterit sesa vajzat.

Familjet pohojnë se fëmijët hanë shumë shpejt dhe nuk i kushtojnë rëndësi ushqimit për shkak të kompjuterit.

Nuk është i pakët as numri i atyre fëmijëve të cilët e kalojnë para kompjuterit edhe orarin kur duhet të ishin në gjumë. Këto fëmijë të varur pas kompjuterit edhe shoqërinë preferojnë ta zgjedhin nga interneti.

Ka shumë të rinj, të cilët njihen me të droguar nëpërmjet internetit. Në këtë mënyrë ata e kanë të lehtë të bien në kurthin e tyre.

Gjithashtu, ata duhet të luajnë me lojëra të tjera krahas kompjuterit duhet të vendosin një kufi për sa i përket kohës së kaluar para kompjuterit.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar