Fëmijët përdorues masiv të Tik-Tok, Psikologia: Ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor

Fëmijët përdorues masiv të Tik-Tok, Psikologia: Ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor

Rrjetet sociale prej kohësh janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë sociale, ku dhe kalojmë shumë kohë në to. Platforma të ndryshme, siç është edhe Tik-Tok, kanë miliona përdorues, përfshirë këtu një numër mjaft të lartë edhe të fëmijëve. Psikologët shprehen të shqetësuar lidhur me këtë fenomen, kjo për faktin sepse formati i

Rrjetet sociale prej kohësh janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë sociale, ku dhe kalojmë shumë kohë në to. Platforma të ndryshme, siç është edhe Tik-Tok, kanë miliona përdorues, përfshirë këtu një numër mjaft të lartë edhe të fëmijëve.

Psikologët shprehen të shqetësuar lidhur me këtë fenomen, kjo për faktin sepse formati i tyre krijon varësi, çka shkakton pasoja negative tek këta fëmijë.

Psikologia Rudina Koromani shprehet se zakonisht disa nga shenjat e para që fëmijët shfaqin nga varësia e rrjeteve sociale, janë nervozizëm, ankth, apo gjendje të forta trishtimi.

“Nervozizëm, ankth i shtuar apo gjendje të forta trishtimi, janë disa nga simptomat sinjalizuese të varësisë së fëmijëve nga aplikacionet e mediave sociale, që duhet të tërheqin vëmendjen e prindërve dhe  mësuesve e të ndërhyjnë në kohë për monitorimin e këtyre aktiviteteve.  Dëshira për të qenë të lidhur me moshatarët është dëshira primare që i shtyn shumë fëmijë të  përdorin platforma të ndryshme online për të komunikuar e krijuar shoqëri. Por, sipas studimeve, ekspozimi ndaj videove të shkurtra TikTok apo Instagram nxisin pakënaqësi për  trupin, ankth të shtuar  lidhur me pamjen, varësi nga dietat ushqimore e ushtrimet, depresion e shtrembërime të imazhit të tyre për veten”, u shpreh psikologia Rudina Koromani.

Përveç këtyre shqetësimeve, shqetësuese mbeten edhe pasojat psikologjike që fëmijët pësojnë nga përdorimi për një kohë të gjatë të Tik-Tok.

Si ndikon psikologjikisht përdorimi i Tik-Tok në marrëdhëniet e fëmijëve?

Tik Tok ka më shumë se 1 miliard përdorues, të cilët mbajnë vendin e parë lidhur me sasinë kohore të shpenzuar në mediat sociale Sa më shumë kohë kalohet në këtë platformë (TIK TOK) aq më i trishtuar ndjehet fëmija, më i palumtur; ku faktorët e krahasimit social, koha ekstreme e shpenzuar, prishja e orëve të gjumit janë vetëm disa prej arsyeve.

Pra, gjenerohet një gjendje e rënduar psikologjike e fëmijës, i cili duke kaluar kohë pa kontroll në këto platforma izolohet socialisht, largohet nga aktivitetet reale me miqtë, bie nga mësimet e krijon debate në komunikim me prindërit dhe personat e afërt.

Të gjitha platformat e mediave sociale mund të ndikojnë në mënyrën se si një person e sheh veten. Por ekspozimi ndaj dhjetëra videove brenda pak minutash, që janë karakteristike të Tik Tok, aktivizon disa zona në tru në tru, ku përdoruesit e rinj mund të bëhen të varur nga aplikacioni dhe mund të kërkojnë stimulim të vazhdueshëm, e largim nga marrëdhëniet reale.

Përpos shqetësime dhe pasojave negative që përdorimi i tepërt dhe pa kontroll shkakton tek këta fëmijë, psikologia Rudina Koromani sugjeron disa mënyra që prindërit të mund të kontrollojnë fëmijët dhe të vendosin një raport të shëndetshëm me këto platforma.

Cilat janë disa strategji që jua këshilloni prindërve dhe mësuesve për të ndihmuar fëmijët në këtë sfida me të cilat po përballen?

Që nga koha e daljes së smartfonëve dhe mediave sociale, me rritjen e tyre është vërejtur nga studiuesit dhe një rritje e diagnozave të depresionit klinik. Në  vitin 2019, 1 në 4 vajza kishte përjetuar një depresion klinik në SHBA, çka nënkupton rëndësinë emergjente të ndërgjegjësimit mbi dëmet mbi shëndetin mendor të fëmijëve prej përdorimit të tepruar të mediave sociale.

Prindërit duhet të vendosin kufij rreth përdorimit të mediave sociale nga fëmijët e tyre duke kufizuar sasinë e kohës që fëmija i tyre shpenzon në aplikacion ose të kufizojnë aksesin në lloje të caktuara përmbajtjesh.

Monitorimi i aktivitetit të fëmijëve duke përfshirë videot që shohin, komentet që marrin dhe njerëzit me të cilët ndërveprojnë, mund t’i ndihmojë prindërit të identifikojnë çdo sjellje apo përmbajtje të papërshtatshme.

Edukimi është gjithnjë një nga format më të mira për ndërgjegjësimin e fëmijëve ndaj rreziqeve, por prindërit nuk duhet të harrojnë që t‘i angazhojnë fëmijët e tyre me aktivitete, punë të ndryshme të vogla dhe me përgjegjësi të vazhdueshme.

Një këshillë për fëmijët që përdorin këtë platformë?

Kujdesuni për gjithçka që përmirëson realisht jetën tuaj përpara se të futeni në internet apo të përdorni Tik-Tok.

Entela Capo

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar