Fëmijët pa fëmijëri

0

 

Bota është e bukur kur ka larmishmëri ngjyrash, ku ndërthuren ngjyrat e forta me ato të lehtat. Nuanca të shumëllojshme ka mosha e fëmijërisë te njeriu, pasi në këtë moshë njeriu ndiehet dhe përshtatet me jetën në mënyrën e tij, duke mos menduar shumë gjatë. Mund të themi se veprimet bëhet në mënyrë instiktive ose në mënyrën se dua ti bëj. Në moshën e fëmijërisë njeriu përjeton momente nga të cilat ai mund të veprojë si ai të dojë, me kë ai të dojë. Në këtë moshë, fëmija nuk ka shumë përgjegjësi por kanë të tjerët mbi të. Në vitet e fundit po vihet re një ndryshim që po zhvillohet me hapa galopant.

Fëmijët kanë braktisur lojrat primitive që mund ti luash më bashkëmosharë të moshës tënde, nga një jetë kolekitive fëmijët tashmë janë mbyllur në kafazin me hekura që quhet Internet. Po të bëjnë një rrezume për një balanc se si kanë ndikuar kushtet e dixhitalimizit në fëmijërinë e fëmijëve, në krahasim me ato të viteve 90-të, ndryshimet janë drastike aq sa duket sikur kanë kaluar shekuj nga ky ndryshim dhe jo 20 vite.

femijet_me_kompjuter_433563152

 

Fëmijët në vitet 90-të në Shqipërine e asaj kohe nuk e dinin se çfarë ishte interneti, se çfarë do të ishte rrjetet sociale si facebook, instagram, tëëitter etj. Në vitet 90-të fëmijët e kalonin moshën e fëmijërisë, në mënyrën se si duhet që një fëmijë i kësaj moshe, ta kalojë këtë etapë të jetës. Nëse në vitet 90-të fëmijët shkonin në shkollë me uniformën e tyre, tashmë nuk mund ta dallosh dot se kush është mësuesja nga nxënësi. Në ato vite fëmijëria u kalonte duke lozur me bashkëmoshatrë, me lojrat primitive por që ishin simpliste dhe të njohura nga të gjithë.

Lojra të ndryshme si: Ngriva-shkriva, Syllambyllasi, Topaluftash, Rrasash, e shumë lojra të tjera por tashmë është shumë e vështirë që të shikosh fëmijët që të luajnë me këto lojra. Tashmë lorjat simpliste dhe të njohura nga të gjithë fëmijët  nuk janë ekzistente sepse lojrat në kompjuter, në smartphone, në internet janë bërë më afër me fëmijën, dhe fëmijëria e tyre po kalon ulur dhe në dorë kanë teknologjinë. Kjo mënyrë e argëtimin jo vetëm që nuk është e lejushme por i bën ata obezë, jo aktiv dhe social me të tjerët. Ata humbasin aktitete të ndryshme vetëm për të qëndruar në internet që të lozin lojrat e preferuara.

Siblings using laptops

Nga ana sociale dhe psikologjike një fëmijëri që është në moshën e fëmijërisë ka nevojë që ta kalojë këtë moshë me aktivitete sa më shumë, siç mund të jenë shoqërimi te shokë e shoqe, dalja për shëtitje, ose dhe vizitat tek të afërmit. Një tjetër pikë që është nga më të rëndësishmet është edhe konsumimi i ushqimeve. Fëmijët e viteve 90-të konsumomin ushqimet që nënat e tyre ju përgatisnin dhe që ishin me shumë vlera ushqyese.

Tashmë Fast Food-et, kanë izoluar fëmijët te ushqimet e tyre që nuk janë aspak të shëndetshme, janë rrezik për sëmundje të ndryshme, siç mund të jenë ato kancerogjene për shakak të vajit për ndenjur që përdoret për skuqjen e patateve,  sallamrave etj. Nëse një fëmijë në kohët moderne do të konsumojë bukë me domate dhe me djathë gjatë kohës kur është në shkollë, do të paragjykohet nga të tjerët, kur të kundërtën nga ndodhur me fëmijët e viteve 90-të. Në kohën e lirë fëmijët e viteve 90-të mund të lexonin një libër ose të shikonin përralla në televizion, tashmë kjo kohë ka kaluar kur bëhët fjalë për brezin e fëmijërisë tashmë, sepse interneti dhe tablerat po bëhen ndikuese në jetën e çdo fëmijërie.

Tashmë fëmijëria  e kësaj kohe kohën e lirë e harxhon nëpër qendra interneti, duke lozur lojra në internet dhe po ju bëhet si mani dhe janë shumë të ndikuar nga interneti. Lind pyetja a ka më fëmija fëmijëri ? Ndoshta duhet një analizë e mirëfilltë por për sa kohë të ekzistojë varësia nga interneti, mundësitë për të pasur një jetë aktive dhe sociale e cila është e shëndetshmë për fëmijët në moshën e fëmijërisë është e pamundur.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here