Fëmijët e turpshëm, si duhet të sillemi?

Fëmijët e turpshëm, si duhet të sillemi?

Një prind i kujdesshëm duhet t’i japë kurajo dhe të sillet me fëmijët në mënyrë shoqërore, duke i dhënë mundësinë të shfaqë vlerat e tij në ato që arrin të kryejë në përshtatje me moshën. Kështu, jo pak herë, fëmijët përjetojnë ndjenja të një frike të pashpjegueshme, sidomos kur ata gjenden përpara të rriturve e fëmijëve

Një prind i kujdesshëm duhet t’i japë kurajo dhe të sillet me fëmijët në mënyrë shoqërore, duke i dhënë mundësinë të shfaqë vlerat e tij në ato që arrin të kryejë në përshtatje me moshën. Kështu, jo pak herë, fëmijët përjetojnë ndjenja të një frike të pashpjegueshme, sidomos kur ata gjenden përpara të rriturve e fëmijëve që nuk i njohin. Është e qartë se fëmijët ndryshojnë njëri nga tjetri, si rrjedhim, ata i përjetojnë momentet e kontaktit me persona të panjohur, jo në të njëjtën mënyrë.

Te disa, kjo lloj frike shfaqet në formën e turpit (ndrojtjes), të tkurrjes. Ndërsa tek fëmijë të tjerë, ky fenomen lidhet me mungesën e pavarësisë dhe lidhjes së ngushtë me ambientin familjar që e rrethon. Jo pak herë tek ata kontakti me figura të reja shoqërohet me qarje, që tregon qartë frikën që ekziston brenda tyre.

Shumë psikologë theksojnë se është shumë e thjeshtë të ndryshosh diçka në sjelljen e fëmijës, mjafton që ai element të mos jetë i lindur. Kështu nëse bëhet fjalë për ndrojtjen, ka raste kur ajo është e pandreqshme.

Kjo ndodh kur ndrojtja, përfaqëson një mënyrë sjelljeje, e cila është trashëguar nga prindërit tek vogëlushi. Një jetë familjare pa shumë marrëdhënie shoqërore, një kujdes i tepruar dhe i ekzagjeruar i prindërve për fëmijën, një metodë pedagogjike shumë e rreptë etj, të gjitha këto mund të bëhen shkak për lindjen e ndjenjës së pasigurisë tek fëmija.

Mënyra më e mirë për të luftuar ndrojtjen tek fëmija është që ta lini atë të lëvizë në ritmet e tij normale, të moshës.
Jepini fëmijës kohën që ai ka të nevojshme për t’u përshtatur me situatat e reja, të panjohura dhe lëreni atë të kërkojë dorën tuaj atëherë kur ai e ndjen të nevojshme.

Nëse këndvështrimi juaj, rreth kësaj mënyre sjelljeje, bazohet tek parja e saj si një gjë e qenësishme (ekzistuese, normale për moshën e tij), atëherë të tretët- nuk do ta “tallin” vogëlushin, siç ndodh rëndom. Në këtë mënyrë, ju ndihmoni në formimin e rritjen e vetëbesimit tek fëmija, brenda një kohe tepër të shkurtër.

Ndodh, që kjo mënyrë sjelljeje e shfaqur nga fëmija, kur ai bie në kontakt me njerëz të panjohur, mund të jetë tepër zhgënjyese, sidomos për prindin, i cili kërkon të rrënjosë tek fëmija i tij guximin dhe pavarësinë. Por nëse, këtë zhgënjim e shprehni, duke e diskutuar me njerëz të tretë, në rastet kur fëmija është prezent, atëherë do ta bëni fëmijën të ndjehet akoma më shumë i pasigurt.

Një prind i kujdesshëm duhet t’i japë kurajo dhe të sillet me fëmijën në mënyrë shoqërore, duke i dhënë mundësinë të shfaqë vlerat e tij në ato që arrin të kryejë në përshtatje me moshën

Duhet  t’i krijoni mundësinë për të luajtur me fëmijët e tjerë, për t’i njohur dhe për të bashkëpunuar me ta, për t’u ndjerë thellësisht i lirë, plot besim në veten e tij.

Një prind i mirë kujdeset dhe i ka parasysh të gjitha këto.

 /Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar