Fëmijët e fshatit Zhupovë rrezikohen çdo ditë nga rrëshqitja e dheut

Rreth 50 fëmijë të fshatit Zhepovë në Përmet detyrohen çdo ditë të përshkojnë në këmbë 1 orë e 30 minuta për të mbërritur në shkollë. Zhupova ndodhet vetëm 9 kilometra larg fshatit Suk, aty ku është edhe shkolla 9-vjeçare dhe e mesme, por gjendja e keqe e rrugës i detyron këta fëmijë të bëjnë çdo

Rreth 50 fëmijë të fshatit Zhepovë në Përmet detyrohen çdo ditë të përshkojnë në këmbë 1 orë e 30 minuta për të mbërritur në shkollë. Zhupova ndodhet vetëm 9 kilometra larg fshatit Suk, aty ku është edhe shkolla 9-vjeçare dhe e mesme, por gjendja e keqe e rrugës i detyron këta fëmijë të bëjnë çdo ditë gati tre orë rrugë vajtje-ardhje.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, shirat e ditëve të fundit e bëjnë tejet të rrezikshme rrugën e përditshme të këtyre fëmijëve, ndërkohë që prej ditës së hënë kanë nisur edhe reshjet e dëborës. Makinat e transportit që qarkullojnë në këtë zonë janë të rralla. Në kohë të mirë, furgonët e bëjnë rrugën për 45 minuta, ndërsa në mot të keq rruga përshkohet edhe për një orë e gjysmë.

Rrëshqitja e dherave si pasojë e shirave të ditëve të fundit e shtojnë rrezikun për fëmijët e fshatit Zhupovë, ndërkohë që nga ana e shtetit nuk është marrë asnjë masë prej vitesh.

/Alion Sulaj/ 

2

3

4

5

6

7

8

9

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar