Fëmijë pa fëmijëri

0

Syrit të një qytetari që merr kënaqësitë e ditëve tiranase nuk mund t’i shpëtojë psherëtima e lodhjes së një fëmije 4 vjeçar. Ai është Mario, endësi i xhirove të jetës mes zhurmës, problemeve dhe përgjegjësive.

Çdo mëngjes qëndra e Tiranës zgjohet me zërin e ngjirur të vogëlushit 4 –vjeçar, aty në autobusat që qëndrojnë pranë sahatit.

Dita e Marios fillon ndryshe nga dita e shumë bashkmoshatarëve të tij. Që në orët e para të mëngjesit e gjen në dyert e taksive ose nën shoqërinë e ndonjë shoferi autobusi. Kështu kalon koha duke shëtitur autobus më autobus derisa turni të mbarojë.

Edhe pse një 4 vjeçar, shpeshherë  bisedat e tij pohojnë të kundërtën. Toni i tij i zërit duke u përpjekur t’i  ngjajë  të rriturve ka një trajtë pjekurie.

“A ke pas rrugë sot ? Trafik i madh qenka o burrë. Hajde, hajde rruga e elbasanit, për te vilat motra ?”  Këto janë fjalët e përditshme të vogëlushit Mario, të cilat shprehin thellësisht të mos qënit fëmijë si fëmijët e tjerë.

Në një bisedë të shkurtër me të, ai shprehet se i pëlqen aktiviteti i tij ditor, xhirot nëpër autobusa, roli i fatorinos etj.

“Kështu kam edhe shokë, bëj gallatë me shoferët  e aty këtu edhe ndonjë të qerasur. Ka më mirë se kaq?”, shprehet ai.

Po përpos kësaj, Mario është fëmijë i ëmbël, çamarrok,  i bërë pis nga koka te këmbët e me këpucë të grisura vrapon nëpër Tiranë dhe  shijon “fëmijërinë”.

Më shumë habi sesa sjellja e Marios përbën qëndrimi indiferent e i pamenduar ndaj nevojave të një fëmije.

“Hë mo lali, nga ishe sot, sna dole fare ktej. Dobët sot dobët”, shprehet shoferi i një autobusi.

Me këtë frym edukohet Mario çdo ditë. Nëse për moshatarët dy ditë nuk janë njësoj, për Marion nuk përbëjnë as edhe një ndryshim. Kopshti, edukatorja, këndi i lojrave janë tepër të huaja për të.

Tirana nuk ka një, po shumë Mario. Fëmijë pa fëmijëri, Mario të cilët edukohen me morale politike dhe mbajnë në supet e tyre të njomë përgjegjsitë e një të rrituri.

E në fund ne që përpiqemi gjithmonë të gjejmë fajtorin, kujt do t’ia lemë fajin këtë radhë?

/Rabihana Halili/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here