Fëmijët që kanë nevojë për ndihmë të veçantë

Fëmijët që kanë nevojë për ndihmë të veçantë

A është çdo fëmijë i veçantë? Ne mendojmë se po, por çfarë duam të shprehim kur themi “fëmijë me nevoja të veçanta”? Kjo frazë iu drejtohet çdo fëmije që mund të ketë nevojë  për ndihmë ekstra, për arsyeje të ndonjë mjekimi, emocioni apo problemi nervor. Këta fëmijë kanë nevojë për  një ndihmë më të specifikuar

A është çdo fëmijë i veçantë? Ne mendojmë se po, por çfarë duam të shprehim kur themi “fëmijë me nevoja të veçanta”? Kjo frazë iu drejtohet çdo fëmije që mund të ketë nevojë  për ndihmë ekstra, për arsyeje të ndonjë mjekimi, emocioni apo problemi nervor.

Këta fëmijë kanë nevojë për  një ndihmë më të specifikuar pasi atyre mund t’u nevojiten ilaçe, terapi ose ndihmë në shkollë ndryshe nga fëmijët e tjerë të cilët mund mos kenë nevojë ose mund t’iu nevojitet  ndihma vetëm në disa raste.

Ndoshta gjithsecili prej nesh ka në shkollë  fëmijë të cilët kanë nevojë për një karrige me rrota ose mund të përdorin mbajtëse kur ecin. Ata janë fëmijë me nevoja specifike të veçanta. Këta fëmijë nuk kanë nevojë  vetëm për paisje që ti ndihmojë të lëvizin, ata gjithashtu kanë nevojë për një platformë të pjerrët ose ashensor në dispozicion për t’i lehtësuar lëvizjen.

941488_437852916310765_1876426652_n

Gjithashtu atyre u nevojitet edhe një autobus i  veçantë në dispozion dhe një njeri që ti ndihmojë të ngjiten e të zbresin.

Fëmijët e sëmurë me epilepsi, diabet, apo paralizë cerebrale janë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë gjithashtu. Atyre mund t’iu nevojiten ilaçe ose çdo lloj ndihme tjetër që mund t’iu nevojiten gjatë aktivitetit të përditshëm.

Fëmijët që kanë probleme me shikimin mund të kenë nevojë për një përson që t’iu lexojë librat e ndryshëm.

Ata që kanë problem me dëgjimin dhe të folurin kanë nevojë për ndihmë gjithashtu. Fëmijët që kanë problem me dëgjimin kanë nevojë për atë që quhet  “ndihmë në dëgjim”,  për t’i ndihmuar  gjatë terapive, pasi mund të jetë shumë e vështirë për ta të shqiptojnë apo thënë fjalët në mënyrë të rregullt.

Fëmijët që kanë probleme nervore kanë nevojë për ndihmë të specifikuar gjithashtu.

Fëmijët me sindromën Dawn mund të shkojnë në një shkollë normale ose ata mund të jenë në të njëtën klasë me ju. Por kur vjen puna tek të mësuarit, ata kanë nevojë për më shumë ndihmë se ju. Këta fëmijë mund të jenë të shoqëruar nga një person tjetër që do t’i ndihmojë.

Ju mund të jeni në gjendje t’iu vini në ndihmë vetë këtyre fëmijëve, por ata mund mos e vënë re këtë detaj. Ka fëmijë të cilët janë problem, por ai nuk është i dukshëm nga të tjerët, ju mund ta vërenë atë gjë vetëm nëse e njihni mirë personin që keni përballë.

Për shembull, dikush mund të ketë probleme me ankthin (merakun) ju nuk do ta mësoni se ai e ka ate problem deri në momentin që ai do t’iu tregojë vetë për të.

Prindërit, mësuesit këshilltarët mund të punojnë në mënyrë private për t’i ndihmuar ata, për atë problem që kanë.

femije-ak

  Çfarë është jeta për një fëmijë me ndihmë specifike?

Jeta mund të jetë shumë sfiduese për një fëmijë me nevoja të veçanta. Ajo mund të       jetë shumë e vështirë për të bërë gjëra normale, si të mësuarit, lexuarit. Nëse një fëmijë ka paafëtësi  fizkike, ju mund ta ndihmoni duke e nxjerrë për njëshëtitje rreth shkollës apo shëtitores.

Lajmi i mirë është se prindërit, doktorët, infermierët, terapistët, mësuesit dhe të tjetër mund t’i vijnë shumë në ndihmë këtyre fëmijëve, qëllimi është që ky fëmijë të jetë i pavarurur aq s aka mundësi.

Fëmijët e tjerë mund të jenë një ndihmesë shumë e madhe për ta. Si? Duke u bërë mik me ta.

Por takimi me njerëzit e tjerë dhe bërja mik me ata mund të jetë paksa e vështirë. Disa fëmijë mund  t’i vënë në lojë ose të bëjnë shaka me ta. Ju duhet menjëherë t’ia raportoni mësuesve për këtë ngjarje.

Gjithashtu mundohuni të jeni të dobishëm nëse dhe ju njihni një fëmijë që ka nevojë për ndihmë të veçantë.

Ju mund t’i mbani atij personi qoftë edhe një libër ose mund ta afroni me miqtë tuaj e ta ftoni të ulet e të hajë drekë me ju.

Gjithashtu është e nevojshme që të mos jeni “tepër të dobishëm” kur nuk është e nevojshme.

Pse? Sepse ashtu si ju, edhe ata fëmijë  kanë nevojë të jenë të pavarur, aq sa ju.

Të jesh miqësor më një fëmijë me nevoja të veçanta është një mënyra më e mirë për të qenë i dobishëm. Sa ju t’i njhni ata, do të jenë ata që do t’iu ndimojnë juve të kuptoni se si është të jesh në vendin e tyre.

Ata do t’u ndihmojnë të plotësoni një nevojë shumë të veçantë, që çdokush ka nevojë, nevojën për një shok të mirë.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar