Federica Mogherini bind Parlamentin Europian për përballimin e situatës me “ariun rus”

Në seancën tre orëshe me Komitetit e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Mogherini dëshmon të jetë e gatshme për t’u perballur në marrëdheniet  me Rusine. Ndonëse koordinatorët e grupit parlamentar do të mbildhen nesër për vendimin final, duartrokitjet dhe komentet ndaj Moghnerinit duket të jenë shenjë e një  po-je  unanime. Kryetari i komisionit, Elmar

Në seancën tre orëshe me Komitetit e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Mogherini dëshmon të jetë e gatshme për t’u perballur në marrëdheniet  me Rusine. Ndonëse koordinatorët e grupit parlamentar do të mbildhen nesër për vendimin final, duartrokitjet dhe komentet ndaj Moghnerinit duket të jenë shenjë e një  po-je  unanime.

Kryetari i komisionit, Elmar Brok, që në korrik e cilësoi Moghnerinin “pa-eksperiencë”, tanimë shprehet entuziast dhe plot besim në aftësitë e saj.

Moghnerini u duk këmbëngulëse dhe pyetjes se si mendon ajo të menxhojë situatën me “Rusinë-Ari” ajo iu përgjigj :“ Nuk kam shumë eksperiencë me arinjtë… por me Rusinë nevojiten një miks sjelljesh, sa diplomatike po aq edhe autoritare. do të varet nga sjellja e ariut se cili nga dy elementet e miksit do të përdoret.”

Ajo gjithashtu foli edhe për Lindjen e Mesme, për Libinë dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara qe “duhet të jenë të pjekura.”

/Ilda Xhafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar