Farmacistët: Mjekët nuk dinë të shkruajnë

Farmacistët: Mjekët nuk dinë të shkruajnë

Receta të shkruara në copa letrash, pa vulë, me një shkrim që vështirë të kuptohet dhe pa  emrin e mjekut që e lëshon. Nuk mungojnë përshkrime të gabuara të medikamenteve pa dozat që duhet të marrin pacientët. Këto janë vetëm disa nga rregullat më elementare të shkrimit të një recete. Farmacistët janë ata që qëllojnë

Receta të shkruara në copa letrash, pa vulë, me një shkrim që vështirë të kuptohet dhe pa  emrin e mjekut që e lëshon. Nuk mungojnë përshkrime të gabuara të medikamenteve pa dozat që duhet të marrin pacientët.

Këto janë vetëm disa nga rregullat më elementare të shkrimit të një recete. Farmacistët janë ata që qëllojnë në shenjë. Ndodh që gabon pas një komunikimi të lodhshëm me pacientin, që është edhe më i painformuar për ilaçin që i duhet. Problemi është ngritur vazhdimisht, por situata vijon të mbetet e njëjtë.

“Na vijnë shpesh të sëmurë me receta, vetëm të tilla nuk mund të quhen. Madje na ndodh që i kthejmë mbrapsht, pasi nuk arrijmë të deshifrojmë çfarë është shkruar apo të kuptojmë se sa është doza e barnave që i duhet një të sëmuri”, shprehet një prej farmacisteve pranë spitalit “Nënë Tereza”.

E njëjta situatë edhe në farmaci të tjera. “Shumë receta vijnë pa emrin e mjekut dhe vulën e tij, çka është e domosdoshme. Këto receta janë krejtësisht të parregullta, pasi, nëse nuk është kura e saktë për të sëmurin, mjeku nuk mban përgjegjësi”, thotë një tjetër farmacist.

Vetë pacientët, duke besuar verbërisht tek ajo çka i jep mjeku, binden pa reaguar. Farmacistët shprehen se në mungesë të dozës së një ilaçi, ka ndodhur shpesh që një fëmije i është dhënë sasia për moshë të rritur dhe anasjelltas.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar