Familja Gucci mendon se “House of Gucci” është ‘i dhimbshëm’ dhe ‘fyes’

Familja Gucci mendon se “House of Gucci” është ‘i dhimbshëm’ dhe ‘fyes’

Nga Alesia Doçi Pjesëtarët e mbetur të dinastisë Gucci, shprehën pakënaqësinë e tyre rreth mënyrës se si u përfaqësua familja e tyre në filmin “House of Gucci.” Gjatë një deklarate të bërë të hënën, trashgimtarët e Aldo Gucci-it i cili drejtoi shtëpinë e modës për 33 vite, u shprehën të nervozuar nga mungesa e konsultimit

Nga Alesia Doçi

Pjesëtarët e mbetur të dinastisë Gucci, shprehën pakënaqësinë e tyre rreth mënyrës se si u përfaqësua familja e tyre në filmin “House of Gucci.”

Gjatë një deklarate të bërë të hënën, trashgimtarët e Aldo Gucci-it i cili drejtoi shtëpinë e modës për 33 vite, u shprehën të nervozuar nga mungesa e konsultimit që krijuesit e filmit duhet të kishin bërë me ta dhe nga fakti që familja e tyre u portretizua si “familje banditësh, injorantësh dhe të pandjeshëm ndaj botës dhe gjërave përreth.”

“House of Gucci” filmi i realizuar nga Ridley Scott, ka një kast të njohur aktorësh si Al Pacino, Jeremy Irons, Adam Driver, Lady Gaga.

“Është shumë e dhimshme nga ana njerëzore dhe ofenduese për trashëgiminë që ka ndërtuar brand-in që Gucci është sot.” – vijon deklarata. 

Sipas tyre, i gjithë filmi është fyes për familjen, që meriton më shumë respekt dhe nderim për punën e bërë dekada me radhë, shkruan The Guardian. 

“Gucci është një familje që jeton duke nderuar punën e të parëve, kujtimi i të cilëve nuk meriton të shqetësohet për të vënë në skenë një spektakël të pavërtetë, që në fund të ditës nuk bën drejtësi me protagonistët e saj.” 

Ndonëse pjesëtarët e familjes së famshme kanë të drejtë të ndërmarrin veprime ligjore për të mbrojtur emrin, imazhin dhe dinjitetin e të dashurve të tyre, deri tani nuk është marrë asnjë masë. 

Objektiv.al

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar