Peizazhi arsimor po përjeton një revolucion transformues të nxitur nga zhvillimet e fundit në botën dixhitale dhe aksesi i gjerë në internet. Me këtë revolucion të ri lojtarëve kryesorë në arsim po u caktohen role të reja që i largojnë ata nga ato stereotipe tradicionale që përshkuan pedagogjinë dhe praktikën e mësimdhënies të shekujve të
Peizazhi arsimor po përjeton një revolucion transformues të nxitur nga zhvillimet e fundit në botën dixhitale dhe aksesi i gjerë në internet. Me këtë revolucion të ri lojtarëve kryesorë në arsim po u caktohen role të reja që i largojnë ata nga ato stereotipe tradicionale që përshkuan pedagogjinë dhe praktikën e mësimdhënies të shekujve të mëparshëm.
Sondazhi i ISTE, rezultatet e të cilit janë paraqitur më poshtë, nxjerr në sipërfaqe disa statistika dhe fakte interesante për rolin e teknologjisë në transformimin e arsimit. Këtu është një përmbledhje e shkurtër e disa prej këtyre statistikave.
Statistikat rreth teknologjisë që transformon të mësuarit:
- 50% e nxënësve të moshës 10 deri në 18 vjeç shkojnë në internet për ndihmë për detyrat e shtëpisë të paktën një herë në javë
- 75% e nxënësve të moshës 5-7 vjeç përdorin rregullisht teknologjinë për të luajtur lojëra edukative.
- Studentët që studiojnë në pajisje celulare shpenzojnë 40 minuta më shumë në javë duke studiuar sesa ata që nuk bëjnë.
Statistikat rreth transformimit që i bën teknologjia mësimdhënies:
- 91% e administratorëve thonë se përdorimi efektiv i teknologjisë është kritik për misionin e tyre për arritje të larta të studentëve.
- 74% e administratorëve thonë se përmbajtja dixhitale në shkolla rrit angazhimin e studentëve.
- 77% e mësuesve thonë se përdorimi i teknologjisë në klasë i motivon nxënësit për të mësuar.
- 76% e mësuesve thonë se teknologjia i lejon ata t’i përgjigjen një sërë stilesh të të mësuarit.
Përshtati :Florida Hima
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *