Facebook refuzon kërkesa e qeverisë shqiptare për informacion mbi disa faqe

Qeveria shqiptare kohët e fundit është e shqetësuar nga disa llogari në “Facebook” dhe kërkon prej medias sociale të mësojë se kush qëndron pas tyre. Por gjiganti i komunikimit e ka refuzuar këtë gjë. Qeveria Shqiptare ka shtuar kërkesa për informacione personale të mbajtura në llogaritë e përdoruesve të medias sociale “Facebook”. Informacioni bëhet i

Qeveria shqiptare kohët e fundit është e shqetësuar nga disa llogari në “Facebook” dhe kërkon prej medias sociale të mësojë se kush qëndron pas tyre. Por gjiganti i komunikimit e ka refuzuar këtë gjë.

Qeveria Shqiptare ka shtuar kërkesa për informacione personale të mbajtura në llogaritë e përdoruesve të medias sociale “Facebook”. Informacioni bëhet i ditur nga raporti i transparencës së kësaj kompanie. Në bazë të të dhënave të publikuara nga Facebook autoritetet shqiptare dorëzuan në periudhën korrik-dhjetor 2014, 16 kërkesa për informacion mbi 34 llogari. Por “Facebook” raporton se ka dhënë informacion për vetëm 25 % të kërkesave.

Këto kompani thonë se i vlerësojnë me ashpërsi kërkesat e qeverisë dhe përputhjen e këtyre kërkesave me legjislacionet përkatëse. Kjo tregon se fakti që Shqipërisë i janë refuzuar 75 % të kërkesave për informacionin që i kanë dërguar gjigantit të komunikimit “Facebook”, tregon dobësi të bazës ligjore të këtyre kërkesave. Një raport i ngjashëm është publikuar edhe nga “Tëiter”  për qeverinë shqiptare vite më parë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar