“Facebook” do të humbë 80 % të përdoruesve

0

Popullariteti i rrjetit social “Facebook” do të marrë fund më shpejt nga sa mendohet, njësoj si një sëmundje infektuese që zgjerohet me shpejtësi dhe pastaj vdes. Këtë e paralajmërojnë studiuesit e Universitetit Princeton në Nju Xhersi, të cilët kanë analizuar ciklin jetësor të mediave sociale, bazuar në mostrën e sëmundjeve ngjitëse.

Këto mostra rëndom mund të shfrytëzohen për të kuptuar popullaritetin në masë dhe rrjedhimisht edhe largimin nga rrjetet sociale, thuhet në një studim të publikuar më 17 janar të studiuesve nga Departamenti i Inxhinierisë Mekanike dhe Aeronautike të këtij universiteti.

Studimi pohon se “Facebook” mund të përjetojë një rënie të shpejtë, duke shkaktuar humbjen e 80 % të përdoruesve nga viti 2015 deri në vitin 2017. Shkaktari kryesor, sipas këtij studimi, do të jetë humbja e interesimit për këtë rrjet social.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here