Facebook, 100 milionë llogari nuk u përkasin njerëzve

0

Rrjeti social i krijuar nga Mark Zukerberg numëron rreth një miliard përdorues, nga të cilët 889 milionë janë njerëz, ndërsa pjesa që mbetet u përket kafshëve shtëpiake, kompanive të ndryshme, por edhe parodive ndaj personazheve publike.

Ky rrjet social përveç krijimit të mundësisë për krijimin e njohjeve dhe miqësive të reja, u kthye në një forum për shkëmbimin e mendimeve mes njerëzve dhe sidomos të rinjve.

Të paktën 100 milion profile në Facebook nuk u përkasin njerëzve. Qen, mace, kuaj, por edhe marka veshjesh dhe elektroshtëpiakesh kanë profilin e tyre në rrjetin më të njohur social, i cili është kthyer tashmë në një pazar virtual.

/Izabela Zavalani/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here