Reali i Madridit njofton se ka bllokuar transferimin e Fabio Coentrao te Mançester Junaited në momentet e fundit të merkatos. “Daily Mail” skruan se përpjekjet e Junaited për të nënshkruar me Coentrao kanë dështuar ditën e fundit, për shkak nuk kishin arritur të kompletonin në kohë dokumentat e nevojshme. Shkresat fillestare u dërguan në kohë në
Reali i Madridit njofton se ka bllokuar transferimin e Fabio Coentrao te Mançester Junaited në momentet e fundit të merkatos. “Daily Mail” skruan se përpjekjet e Junaited për të nënshkruar me Coentrao kanë dështuar ditën e fundit, për shkak nuk kishin arritur të kompletonin në kohë dokumentat e nevojshme.
Shkresat fillestare u dërguan në kohë në Premier Ligë, gjithashtu dhe La Liga kishte dhënë një deklaratë që konfirmonte marrëveshjen. Por mësohet se Reali kishte zgjedhur të mos e kompletojë pjesën e fundit të dokumentacionit.
Ky vendim për të mos lejuar transferimin erdhi pasi lojtari që ishte parashikuar ta zëvendësojë Coentraon, mbrojtësi i Granadas, Guilherme Siqueira, ishte transferuar tek Benfica. Coentrao do të mbetet në kryeqytetin spanjoll, pasi FIFA nuk ishte në gjendje të konfirmonte vendimin.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *