Eurozonë, vazhdojnë të rriten borxhet

Borxhi në vendet e eurozonës vazhdon te rritet, edhe pse 17 vendet kanë zbatuar masa të rrepta duke shkurtuar shpenzimet dhe duke rritur taksat. Zyrtarët evropianë thonë se niveli i borxhit i eurozonës arriti shifrën më të madhe gjatë tre muajve të parë të vitit.Vetëm dy vende nga ky grup raportuan që borxhi po pakësohet,

Borxhi në vendet e eurozonës vazhdon te rritet, edhe pse 17 vendet kanë zbatuar masa të rrepta duke shkurtuar shpenzimet dhe duke rritur taksat.

Zyrtarët evropianë thonë se niveli i borxhit i eurozonës arriti shifrën më të madhe gjatë tre muajve të parë të vitit.Vetëm dy vende nga ky grup raportuan që borxhi po pakësohet, Gjermania dhe Estonia.

Shkurtimi i shpenzimeve dhe rritja e taksave janë përcaktuar si përgjigjia kryesore për krizën tre vjeçare të borxheve qeveritare të këtyre vendeve. Pesë vende kanë siguruar ndihma të emergjencës, për të parandaluar mospagimin e borxheve.

Ndërsa programet qeveritare janë shkurtuar, papunësia në eurozonë ka arritur një shifër rekord prej 12.2 përqind dhe vendet vazhdojnë të mbeten në recesion prej 18 muajsh.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar