Eurozonë ulet aktiviteti ekonomik

0

Aktiviteti tregtar dhe ekonomik në Eurozonë gjatë muajt shtator arriti nivelin më të lartë në 27 muajt e fundit, por ky proces nuk vazhdoi në muajin tetor.

Gjatë muajt tetor niveli ekonomik është ulur ndjeshëm duke rritur shqetësimet në lidhje me procesin e ngadaltë të rritjes ekonomike në Eurozonë.

Indekset e konsumit të nxjerra nga instituti Market ekonomiks, tregojnë se këto indekse në muajin shtator ishin 52.2, ndërsa në muajin tetor 51.5. Eurozona gjatë viteve të fundit po përballet me një krizë të fortë ekonomike.

“Rënia e indekseve të konsumit, padyshim shkakton pesimizëm, por nuk duhet të mbështetmi në statistikat e një muaji të veçantë”,- ka deklaruar Kris Viliamson, ekonomist i lartë i këtij institucioni

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here