Eurozona do t’i paguajë Greqisë 8.3 miliardë Euro

Ministrat e Financës të Eurozonës ranë dakord t’i paguajnë Greqisë një paketë prej 8.3 miliardë Eurosh, duke shënuar fundin e betejës midis qeverisë së Athinës dhe kreditorëve të saj në raundin e fundit të reformave. Si rezultat i marrëveshjes, e cila u aprovua ditën e martë në një takim në Athinë, si pjesë e presidencës

Ministrat e Financës të Eurozonës ranë dakord t’i paguajnë Greqisë një paketë prej 8.3 miliardë Eurosh, duke shënuar fundin e betejës midis qeverisë së Athinës dhe kreditorëve të saj në raundin e fundit të reformave.

Si rezultat i marrëveshjes, e cila u aprovua ditën e martë në një takim në Athinë, si pjesë e presidencës gjashtë mujore të Greqisë në BE, Greqia do të marrë transhenë e parë prej 6.3 miliardë Eurosh në fund të muajit prill, e cila do të krijojë mundësinë e mbylljes së borxheve që arrijnë në vlerën 9.3 miliardë Euro.

Ndërsa në muajt qershor dhe korrik do të bëhen dy pagesa të mëtejshme ndaj Greqisë, secila prej tyre kap vlerën 1 miliard eurosh.

Ministri danez Jeroen Dijsselbloem, i cili kryesoi takimin e tetëmbëdhjetë ministrave të financës së bllokut, tha se marrëveshja do të siguronte që Greqia nuk do të kishte probleme me monedhën gjatë gjithë vitit 2014.

Sipas tij programi do të vazhdojë deri në fund të këtij viti dhe në fund të vitit do të vendoset nëse do të jetë e nevojshme ndihma e mëtejshme.

Ndërkohë ministri grek i financës, Yannis Stournaras beson se Athina do të shmangë paketën e tretë të ndihmës dhe tregoi se planifikon të zgjerojë tregun e obligacioneve duke shitur 1.5 deri në 2 miliardë Euro obligacione në muajt vijues.

Pritet qw Greqia të jetë e aftë ta rifinancojë veten në tregje. Nivelet e interesit të obligacioneve qeveritare kanë rënë me 6.5%, nga 30% që ishin dy vite më parë. Ekonimia e Greqisë pritet të ritet me 0.6% këtë vit, pas gjashtë vitesh recension. Në vitin 2015 Komisioni Europian parashion një nivel rriteje prej 2.9%.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar