Eurovision, të gjithë sytë tek Elhaida Dani, votoni 26

  Nata finale e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision Song Contest” ka nisur prej orës 21 të mbrëmjes së kësaj të shtune, ndërsa të gjithë sytë e shqiptarëve janë fokusuar me kureshtje dhe ankth të madh në televizion apo edhe përmes të qenit online e rrjeteve sociale, deri sa Elhaida Dani të dalë e të

 

Nata finale e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision Song Contest” ka nisur prej orës 21 të mbrëmjes së kësaj të shtune, ndërsa të gjithë sytë e shqiptarëve janë fokusuar me kureshtje dhe ankth të madh në televizion apo edhe përmes të qenit online e rrjeteve sociale, deri sa Elhaida Dani të dalë e të performojë këngën “I’m Alive”.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë mban numrin rendor 26, i parafundit në radhën e konkurrentëve të kësaj finaleje të madhe për edicionin e 60 të “Eurovision”, e që shërben gjithashtu edhe si kodi identifikues në të cilin mund ta votojnë të gjithë shqiptarët anembanë botës, mjafton të jenë jashtë territorit të Shqipërisë.

Sigurisht, ky është kusht i domosdoshëm, pasi shqiptarët brenda territorit të Shqipërisë nuk mund të votojnë për këngën e tyre, vetëm për konkurrentë të tjerë. Emocionet e një festivali me konkurrueshmëri tepër të lartë kanë nisur tashmë dhe, pas performimit të të gjitha këngëve, 27 në total e që do të pëfundojnë me Italinë, pritet të nisë edhe votimi shtet për shtet, sipas metodës tashmë të ditur: 12 pikë për këngën më të preferuar, 10 pikë për vendin e dytë dhe 8 pikë për preferencën e tretë. Për të vijuar më pas me 7 pikë e me radhë deri në 1 pikë, respektivisht për vendet 4 deri në 10.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të ndjekim performancat e Finales së Madhe të Eurovision, e padyshim edhe atë të shkodranes Elhaida Dani, e cila premton shumë sipas të gjitha sondazheve dhe preferencave të rrjeteve sociale. Por a do të triumfojë Elhaida? Kjo mbetet në dorën tuaj, mjafton të votoni numrin 26 te numrat që do të shfaqen në secilin prej shteteve ku ju banoni, në televizionin që kanë të drejtën ekskluzive të transmetimit të këtij kompeticioni. /Top Channel/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar